Kancelarja Gjermane Angela Merkel zhvilloi paraditen e 14 shtatorit në Tiranë, ku është takimin me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave.
Në ceremoninë e mbërritjes as Merkel, as Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë shqiptarë dhe të huaj nuk mbanin maska, por u përpoqën të ruajnë distancën fizike mes tyre.
Në momentin e pritjes Rama iu drejtua Merkelit duke i zgjatur dorën. Por ishte Kancelarja gjermane ajo që i kujtoi “rregullin” dhe e përshëndeti me grusht.

Një tjetër moment i sikletshëm ishte edhe vështirësia e badigardit për të hapur derën e pasme të mjetit ku ndodhej Angela Merkel.

Pas ceremonisë zyrtare ku u luajtën himnet e të dyja shteteve, ai gjerman dhe më pas ai shqiptar, Merkel dhe Rama nisën një takim kokë më kokë.
Më pas Merkel do të shkojë në Tirana Business Park ku do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor. a.b













