Një 62-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Ndrojë të Kurbinit.
Sipas forcave të policisë pas një konflikti për motive të dobëta, ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Zef Doda.
Nga efektivët e Policisë së Kurbinit, është arrestuar autori i dyshuar, shtetasi Mirash Vukaj, 78-vjeç, banues gjithashtu në Kurbin, të cilit i është gjetur edhe arma e krimit.
Ndërkohë mësohet se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











