Një minator nga Fushë -Bulqiza, 30-vjeç, sipas burimeve, është aksidentuar para tre ditësh te një nga galeritë e minierës që shfrytëzohet nga Albchrome, raportojnë disa media online në Tiranë ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë njoftim.
Albchrom është një kompani në pronësi të biznesmenit Samir Mane e cila zotëron edhe 80 % të sasisë së kromit.
Minatori është aksidentuar në nivelin e 16 ndërsa tani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ai ka marrë plagë të rënda, dukë pësuar thyerje gjymtyrësh.











