Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj është shprehur sërish sot për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë në mesditë lidhur me vendimin e Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.
“Nuk shtrohet ceshtja ishte vendim i gabuar apo i padrejtë. Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha apo PD-ja. Duket se ishte shtegu i vetëm për të kaluar”, tha Gjekmarkaj.
Pyetje: Berisha e ka cilesuar antistatutor vendimin…
Gjekmarkaj: E kam thënë që Sali Berisha është personalitet i madh politik, padyshim. Beteja për statut që mund të bëjë Berisha s’janë të kalibrit të tij, janë beteja të vogla.
Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike sot ndërsa në orën 16:00 do të mbledhë grupin parlamentar. a.b











