Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka thirrur sot pasdite mbledhjen e seancës ku do të zgjidhen organet e përhershme të këtij institucioni. Urdhri i saj i parë, pas zgjedhjes me 79 vota në krye të Kuvendit, në rend të ditës ka zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit dhe përbërjen e sekretariateve.
Po ashtu sot do të caktohen edhe drejtuesit e komisioneve të përhershme të Kuvendit, propozimet e të cilëve janë bërë nga PS-ja dhe PD-ja.
Ndërkaq do të miratohet edhe ndarja e deputetëve në komisionet parlamentare siç janë propozuar nga partitë e tyre. a.b












