Dy gra mbetën të plagosura pasi një ashensor u shkëput në një pallat në Astir. Pallati është ndërtuar nga një kompani e njohur në Tiranë në pronësi të D.F.
“Rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











