KQZ pritet të shpërndajë këtë mesditë mandatet për deputetët që do hyjnë në Parlament pasi 4 deputetë të zgjedhur dorëzuan mandatet e tyre.
KQZ shqyrton sot projekvendimet në vijim:
- Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Tiranë, zj. Mimi Pjetër Kodheli”;
- Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, z. Denis Mehmet Deliu”;
- Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Fier, zj. Mirela Llambro Pitushi”;
- Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Qarku Lezhë, zj. Elda Artan Hoti”. a.b











