Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë vetëm një deklaratë të shkurtër pak orë pasi ai ka përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën ndërkohë që ky i fundit ka deklaruar se do nis një betejë për tí kthyer PD-së dinjitetin.
Kjo është një përgjigje pas akuzave që ka ngritur ish-kryeministri Sali Berisha ndaj kryedemokratit për “pazare të fëlliqura me Edi Ramën”.
“Ka vetëm një armik, ai është Edi Rama”- tha shkurt Basha i pyetur nga gazetarët nëse ka pasur presione për përjashtimin e Berishës ndaj grupi parlamentar i PD.
Berisha ka vajtur sot në Parlament ndërkohë që karrigen ia kishin caktuar në fund të sallos në rradhën e deputetëve të LSI-së. a.b












