Kryeministri Edi Rama refuzoi të komentonte zhvillimet në PD ndërsa po dilte nga Parlamenti. Megjithatë ai tha se ka dorën e shtrirë për bashkëpunim me opozitën.
“Ne vijmë në mandatin e tretë me dorën e shtrirë, pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda PD-së, dhe dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të vendit”, tha Rama.
Në vijim të këmbënguljes së gazetarëve për të marrë një përgjigje për Berishën, ai premtoi se dot ë kishte marrëdhënie të mira me gazetarët.
“Jam shumë i përgaditur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar edhe në raport me ju. Do bëj cmos që marrëdhëniet tona të jenë fantastike se kam bërë ndonjëherë boksioerin ndaj boksierit të vogël”, tha Rama. a.b












