Deklarata e Berishes:
“Jam më i motivuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik dhe të mirën e kombit shqiptar, për të denoncuar të gjitha aferat e kastikracisë, këtij regjimi që zgjedhur paktin për eleminimin e opozitës.
Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet cmontuar një minutë e më parë. PD është parti e lirive e të drejtave njerëzore, e interesit kombëtar dhe kushtetutshmërisë.
Do ndërmerret cdo nisëm staturore dhe ligjore brenda PD për rikthimin saj në piedestalin që meriton. Unë jam anëtar i grupit parlamentar të PD. Vendimi Basha-Rama është nul, nuk ka asnjë mbështetje ligjore vecse pazare të flliqta ndaj një force politike.
Dot ë jetë shumë e afërt kur PD dot ë fitojë të gjithë forcën dhe legjimitetin për të shporrur një klikë sunduese që zgjedh pazare të fëlliqura”.











