Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në senacën e parë parlamentare ndërsa para hyrjes në parlament ka folur sërish për atë që ai quajti “pazare te felliqura mes Rames dhe Bashes”.
“Nga pazaret e turpshme, pazaret e fëlliqura të lulëzim Bashës me Edi Ramën. PD del nga kjo betejë më e fortë, me e sigurt, rroftë Partia Demokratikë, rroftë Shqipëria”, tha Berisha.
Mbështetësit e Berishës kanë qënë para hyrjes kryuesore të Kuvendit në tubim kundër vendimit të marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Kreu i PD, i cili kthehet sot në Kuvend pas dy vitesh mungesë së bashku me grupin e tij parlamentar, ka zgjedhur të kalojë nga rruga e Kalasë së Tiranës për në ambientet e Parlamentit.
Gjatë ecjes në këmbë, simpatizantët e PD-së kanë lëshuar edhe thirrje fyese kundër Bashës. a.b











