Spitali covid-19 në Tetovë u pushtua nga zjarri sonte rreth orës 21, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Një numër pacientësh kanë humbur jetën ndërsa zjarri është shuar. Besohet se 14 prej tyre humbën jetën ndërsa 30 të tjerë pësuan djegie.
lPamjet e tmerrshme dëshmojnë që spitali është dëmtuar shumë. Në këtë spital ka 84 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë në një kumtesë tha se momentalisht po përcaktohet numri i saktë i viktimave, të plagosurve dhe gjendja e tyre.
Sipas kryetares së Tetovës, Teuta Arifi, është dëgjuar eksplosion i shpejtë ndërsa zjarfikësit, sipas saj, kanë reaguar shpejtë.
Kryeministri, Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij, Ilir Hasani janë në Tetovë, raporton portalb.mk.











