Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Pejës.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur, konfirmon policia në Pejë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.
Viktimat janë Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe zyrtari i kësaj partie, Blerand Kadriaj.
Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.m.k












