Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur lidhur me afganët në Shqipëri. Ajo sqaroi se faturën financiare për refugjatët në vendin tonë do ta paguajnë partnerët.
“Partnerët kanë sugjeruar përballimin e kostove nga ana e tyre. Për momentin janë duke u trajtuar me të njëjtat kosto që kanë pasur shqiptarët pas tërmetit,” tha ajo. Fillimisht u fol për një qëndrim disa mujor të tyre në Shqipëri, por e pyetur nëse një pjesë e tyre zgjedhin që të rrinë përgjithmonë në vendin tonë, Xhaçka tha se të gjithë afganët janë lehtësisht të integrueshëm për shkak të formimit të tyre. Duke përmendur edhe njëherë se janë elita e Afganistanit.
Pyetja: Po nëse do të kërkojnë që të qëndrojnë në Shqipëri, çfarë ndodh në këtë rast?
Olta Xhaçka: Bëhet fjalë për elitën e Afganistanit. Janë gazetarë, financierë, mjekë, artistë. Pra janë kualifikime mund të aplikonin për programe emigrancioni që mund të aplikojnë në çdo vend të BE-së. Ndaj kemi shprehur gatishmërinë për t’i pranuar. Sigurisht që me kushtin dhe dëshirën për të shkuar në SHBA. Nëse do të shprehnin dëshirën për të qëndruar do të ishim të kënaqur që ta bënim Shqipërinë, shtëpinë e tyre duke pasur parasysh se janë kontigjent që unë besoj se për aftësitë që kanë do të ishin lehtësisht të integrueshëm.











