Do të startojë në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, sfida mes Shqipërisë dhe San Marinos, e vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022.
Reja ka rreshtuar një formacion 5-2-3, me Bajramin forcë të shtuar për dyshen e sulmit që formohet nga Uzuni dhe Manaj.
Për sa i përket mbrojtjes, ndryshimi i vetëm është Mihaj, i cili zë vendin e Ismajlit të ulur në stol. Në krahun e djathtë është graduar Hysaj, ndërkohë në të majtë Trashi. Bare dhe Laçi formojnë dyshen e mesfushës.
FORMACIONI ZYRTARE:
SHQIPËRI: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Laçi, Bajrami, Uzuni, Manaj. Trajner: Edi Reja.













