Grupi i polumbarëve pas kërkimeve të kryera, bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit Stavri Vesilovski dhe varkës së tij nga liqeni i Prespës, i cili kishte dalë një natë më parë për të peshkuar.
Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut të Spitalit të Korçës, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. m.k











