Në Manastirin e Cetinjës në Malin e Zi këndohet këngë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Kjo ka sjellë reagime në Kosovë. Ish ministri i Jashtëm i Kosovës Envet Hoxhaj tha se forcat e errëta të fashizmit të udhëhequra nga Kisha serbe po rikthehen në Malin e Zi.
Ky është incidenti i parë i rëndë nga ana serbe ndaj Kosovës pas injurajimit të serbëve nga suksesi i Vuçiç në skemat proserbe të Ballkanit si Ballkani i Hapur.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Enver Hoxhaj ka shpërndarë një link që tregon se në Manastirin e Cetinjës, i është kënguar këngë rikthimit të ushtrisë serbe në Kosovë.
Hoxhaj ka shkruar se kënga për rikthimin e ushtrisë serbe është bërë nga Rusia dhe interpretuar tani nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi.

“Forcat më të errëta të fashizimit, të udhëhequr nga Kisha Serbe po rikthehen në Mal të Zi! Kënga për rikthimin e ushtrisë serbe është bërë nga Rusia dhe interpretuar nga përfaqësuesit të tyre në vend!”, ka shkruar Hoxhaj në reagimin e tij në rrjetin social Twitter.
Ndërsa, ish-udhëheqësja e Grupit Negociator, Edita Tahiri ka thënë se Serbia po synon destabilizimin e vendeve fqinje dhe se presidenti Aleksandar Vuçiç po merr pjesë në agjendën hegjemoniste të ndërtuar nga Slobodan Millosheviç.

“Ndërhyrja e Serbisë në vendet fqinje nuk ka fund. Akti i agresionit sot në Malin e Zi përmes Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje, në selinë qendrore që i përket Kishës Ortodokse Malazeze, synon destabilizim të rrezikshëm. Vuçiç nuk ka dallim nga Millosheviçi, ai ndjek axhendën e tij hegjemoniste. Lobi Rajonal i Grave në Evropën Juglindore (RWLSEE) është në anën e popullit të Malit të Zi, mbështetja jonë për ta është mbështetje për drejtësi dhe identitet që askush nuk mund ta cenojë. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë në Cetinje, për të ndaluar këtë destabilizim, i cili është i rrezikshëm jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga çdo lloj dhune dhe të mos bien pre e provokimeve. Qytetarët, të të gjitha besimeve dhe kombeve dhe opsioneve politike, së bashku duhet të kontribuojnë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe harmonisë multietnike dhe Malit të Zi perëndimor”, shprehet ajo.











