Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.
Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Isat Goçaj, 49 vjeç, banues në Çerem.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit Altin Ismailisufaj, banues në Çerem. Motivibi vrasjes lidhet me rrahjen e të birit të Isufajt.
Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
E FUNDIT/ Kapet autori i vrasjes
Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Altin Ismajlisufi.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.
Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.












