Teatri Shetitës do tu ofrojë nesër, në orën 10.30 shpirtrave të fëmijëve Laçianë premierën, “Për pak magji” me autore dhe regjisore Klaudja Piroli.
Të mërkurën dhe të enjten, ora 20.oo në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve do të nisin fluturimin stjuardesat e linjës së shumë kërkuar Boeing Boeing, me regji të Kiço Londos.
Të shtunën dhe të djelën në orën 11.oo do të jepen në Teatrin Veror të Akademisë së Arteve dy shfaqjet për fëmijë Aladini dhe Për pak magji.
Të djelën në mbrëmje, ora20.oo, në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve do të jepet premiera e komedisë “Duke edukuar Ritën” me aktorët Laura Nezha dhe Mehmet Xhelili.
Po të shtunën dhe të dielën në orën 19.oo në Teatrin Aleksandër Moisiu të Durrësit do të jepet komedia Boeing Boeing me aktorët e mrekullushem të teatrit Shëtitës.
Biletat rezervohen në 0694820625












