• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Mburrje me afganët ose lopa që derdh kovën me qumësht

droni by droni
1 September, 2021
in Opinion
0
genc pollo
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

Thënia e Eleanor Roosevelt, zonjës së parë të ShBA para e gjatë Luftës së Dytë Botërore se “Mëndjet e mëdha diskutojnë idetë, ato të mesme merren me gjërat e mendjet e vogla flasin për njerëz” lipset të relativizohet sepse sado mendim të lartë të kesh për mëndjen tënde, është pothuaj e pamundur për një homo sapiens normal të rrijë pa menduar si edhe pa folur për gjëra e për njerëz. Në debatin politik versioni praktik i kësaj maksime është të evitosh “komentin e komentit”. Përndryshe debati kthehet në cicmic e shterpë.
Mbasi vura siguresën e mësipërme e po i lejoj vetes një përjashtim për të komentuar artikullin anglisht të kryeministrit Rama të botuar dje në websitin Project Syndicate. Çështja është tepër e rëndësishme për t’u injoruar.

Së pari, duke tentuar një paralele morale, Rama kujton se shqiptarët strehuan e mbrojtën ebrejtë gjatë pushtimit nazist. Krahasimi çalon në shumë aspekte por Rama shënon një përmirësim mbasi nuk përmend si më parë paralelen me refugjatë/emigrantë shqiptarë në v 1990-1991. Siç e kam elaboruar pardje kjo paralele e fundit është antihistorike dhe pa kuptim në kontekstin tonë.

Së dyti Rama thotë se Shqipëria ishte vendi i parë në botë që mirëpriti refugjatët afganas, i kujton shteteve anëtare të NATOs përgjegjësitë ndaj Afganistanit, i sfidon që të mos tregohen pa shtyllë kurrizore dhe apelon që t’u japin bashkëpunëtorëve afganas strehë, shpresë e një jetë të re.

Këtu Rama ka një problem serioz me faktet: shtetet e NATOs e kanë evakuar pothuaj të tërë personelin e tyre dhe bashkëpuntorët vendas. Kjo ndodhi midis 15 gushtit, ditës kur ra Kabuli, dhe 30 gushtit, afatit të largimit përfundimtar të forcave amerikane. Kush nuk e ka ndjekur mund të gjejë në internet info të bollshme jo vetëm për Francën, Gjermaninë e Britaninë por edhe për Italinë, Spanjën Poloninë deri tek vende më të vogla si Çekia e Hungaria.
Shqipëria nuk ka bashkëpunëtorë vendas në Afganistan mbasi nuk ka atje as ambasadë e as ndonjë tjetër përfaqësi zyrtare. Trupat tona deri në nivel kompanie (gjithsej 2000 ushtarakë gjatë gjithë misionit) janë kthyer në Atdhe prej kohësh.
Pra ne nuk kemi kë të marrim ndërkohë që me një retorikë të pakuptimtë i bëjmë moral atyre që i kanë marrë të vetët.

Por Shqipëria tok me Kosovën e Maqedoninë e Veriut në Ballkan e tok me Ugandën në Afrikë e me disa shtete të tjera pranoi të ndihmojë aleatin ShBA që të sistemojnë “përkohësisht” një pjesë nga kontingjenti afganas i tyre. Fillimisht refugjatët arritën në Ugandë (25 gusht), pastaj në Shqipëri (27 gusht) e më pas në Kosovë e Maqedoni. Nuk e di nëse këto data e sfidojnë paksa deklarimin e Ramës se jemi “vendi i parë në botë “. Por kjo nuk është çështje e pasaktësisë kronologjike. ShBA e kishte bërë kërkesën për afganasit që në korrik tek një sërë qeverish; ato që pranuan filluan pregatitjet. Rastësia mund t’a sillte që avioni i parë me afganas “amerikanë” të aterronte në Rinas e që Rama të mos shkruante gënjeshtra të vogla. Por kjo është pa rëndësi. Pretendimi për lidership moral e predikime NATOs fatkeqsisht e bën kryeministrin të duket një megaloman butaforik. Në një rast kur përunjësia e kombinuar me veprën e mirë mund t’a kishte nxjerrë të nderuar.

Së treti Rama thotë me vend se duhet të kemi një diskutim jo pasionant se pse erdhën punët kështu në Afganistan. Ky është diskutim kompleks që do të vërë nën lupë synimet e mjetet e Perëndimit gjatë dy dekadave të fundit në Hindukush. Por fatkeqsisht Rama vetë (të paktën në këtë artikull) nuk thotë asgjë konkrete. Disa përvoja specifike të Shqipërisë me disa ndërkombëtarë e projekte mund të sillnin një shpjegim modest dhe këshilla për të ardhmen. Por druaj Rama nuk është personi i duhur për këtë gjë.

Së fundmi për të tërë ata që qortojnë kryeminstrin se po e përdor situatën afgane për propagandë e vetëpromovim do të thoja se ata para e pas Ramës zor se do t’i shpëtonin këtij tundimi. E rëndësishme do të ishte sensi i masës, i arsyes e i përunjësisë. Tek mungesa e këtij të fundit e shoh dështimin këto ditë.
Genc Pollo

Previous Post

Qeveria Rama 3, emrat që pritet të ikin dhe ata që vijnë, surprizat sërish tek gratë

Next Post

Meta thërret seancën e parë të Parlamentit, prish traditën zgjedh një ditë të pazakonshme

droni

droni

Next Post
REFORMA NË DREJTËSI/ Drafti i plotë dhe emrat e 33 “firmëtarëve”

Meta thërret seancën e parë të Parlamentit, prish traditën zgjedh një ditë të pazakonshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.