U finalizua me sukses në Shkodër operacioni policor i koduar “Seria”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
Mark Cumraku, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde plasëse tritol.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”. a.b











