Sekretari i Përgjithshëm i PS lajmëroi sot mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Rendi i ditës përfshin fjalën e kryetarit të PS, Rama, do të zgjidhet Kryesia e Re si dhe drejtuesit politik të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.
NJOFTIM: Për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste
Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:
I. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.
II. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.
III. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.
m.k











