Komiteti i ekspertëve ka vendosur masa të reja lidhur me parandalimin e covid në Shqipëri duke vendosur për herë të parë kushtet e vaksinimit dhe analizave në kufijtë e saj.
Kthehet ora policore 23.00-6.00 për të gjithë qytetet.
Qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë pasaportën e vaksinimit deri dy javë para, testin e covididt brenda 72 orësh ose 48 orësh. Kjo duhet edhe ppër ata që janë transit.
Qytetarët rezidencë që kthehen në Shqipëri vetizolohen dhjetë ditë dhe pas dhjetë ditësh bëjën analiza.
Vendoset vaksinimi i detyruar për shtresat më të rrezikuara si arsimtarët, studentët dhe stafi mjekësor. Vaksinimi duhet të mbyllet brenda shtatorit.
Në aeroporte do të lejohen të hyjnë vetëm ata që udhëtojnë duke shmangur shoqërimin nga njerëz të tjerë.
Po ashtu Komiteti ka parashikuar edhe masa me gjobë për masat e pazbatuara.












