Aldi Mustafa, i cili u arrestua sot gjatë një përpjekje me policinë dhe me dyshimin se po kryente një atentat, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.
Ai është dënuar me 10 vite burg në Gjermani ndërsa ka lidhje dhe me një prej “të fortëve të Shijakut”. Bëhet fjalë për Aleksandër Lahon alias Pëllumb Muharremi ose i njohur ndryshe me nofkën “Rrumi i Shijakut” i cili ka qënë prezent në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja duke i shpëtuar atentatit që iu bë ish-prokurorit Ndoja ku udhëtonte me makinë.
Bashkë me Mustafën u arrestuan dhe dy persona të tjerë, Uran Zykën 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja” ndërsa është arrestuar dhe Tahir Gjinika 33 vjeç. a.b












