Një 47vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të korruptoi një punonjës të Policisë Rrugore. Bëhet fjalë për shtetasin Lavdimir Qose, i cili u ndalu nga Policia në Sukth dhe pas kontrollit rezultoi se nuk kishte paguar taksat dhe nuk kishte kryer kontroll teknik të automjetit. Për t’u shpëtuar masave administrative, 47vjeçari i ka ofruar 2 mijë lekë. Por ky veprim e ka çuar atë në pranga dhe tashmë do të akuzohet për “Korrupsion aktiv”.











