• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

95% e të shtruarve në Infektiv, të pavaksinuar. Manastirliu dhe Çomo apelojnë për vaksinimin masiv

droni by droni
26 August, 2021
in Kronika
0
95% e të shtruarve në Infektiv, të pavaksinuar. Manastirliu dhe Çomo apelojnë për vaksinimin masiv
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë, 26 Gusht – Nisur nga rritja e numrit të pacientëve të prekur me COVID-19 në Spitalin Infektiv, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po përgatitet për ta rihapur spitalin Covid 3, sipas planit të përballimit të vjeshtë-dimrit, nëse do të jetë e nevojshme. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila pa nga afër përgatitjet që po bëhen në spitalin Covid 3, duke theksuar se do të angazhihen sërish stafet mjekësore përforcuese, të cilat tashmë janë të përgatitura pas eksperiencës së tyre të mëparshme.

“Ne jemi duke u përgatitur që në rast se do të vijojmë të kemi më shumë raste që do të kërkojnë shërbim spitalor, jemi tashmë gati. Ashtu sikurse është bërë në planin tonë të vjeshtë-dimrit të hapim struktura të reja dhe të rihapim në fakt Covid3, sipas pavioneve të caktuara, siç e kemi vendosur edhe të marrim stafet paraprake, ata të cilët do të shërbejnë, të cilët praktikisht janë gati sepse kanë shërbyer më parë në këtë struktura”, bëri me dije Manastirliu.
Duke folur për gjendjen e të shtruarve në spitale, Manastirliu tha se 95% e tyre janë të pavaksinuar, duke u bërë thirrje edhe familjarëve për të nxitur sa më shumë të afërmit e tyre për t’u vaksinuar.
“Takova pak më parë motrën e një vajze të shtruar në Infektiv, e cila ishte vaksinuar, ndërsa motra jo dhe për fat të keq është në spital. Janë rreth 95% e pacientëve që janë të pavaksinuar, por që këtu tani luajnë shumë rol edhe familjarët. Nëse kanë dijeni që një i afërm i tyre nuk e ka bërë ende vaksinën duhet të luajmë rol të gjithë për të nxitur sa më shumë në bërjen e vaksinës, sepse simptoman e virusit edhe kur të zë janë më të lehta”, tha Manastirliu.
Ndërkohë shefja e Shërbimit Infektiv, prof. Najada Çomo tha: “Numri i pacientëve të shtruar në spitalin Covid 1 ka ardhur duke u shtuar nga fund korriku deri tani, në ditët e fundit të gushtit. Ajo që vihet re është që kemi grupmosha të ndryshme, ku veçohen dhe moshat 20 vjeç e lart, pra moshat e reja. Natyrisht që pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar janë të pavaksinuar, pra mbizotërojnë të pavaksinuarit”.
Gjatë inspektimit të përgatitjeve që po bëhen për hapjen e spitalit Covid 3 në rast se do të nevojitet, Manastirliu ka bërë një apel për të gjithë qytetarët +18 vjeç për t’u vaksinuar, sidomos studentëve të cilët së shpejti do të rikthehen në auditore.
“Ka edhe një angazhim shumë të madh të gjithë strukturave të shëndetit publik për të vajtur tek çdo qytetar, i cili ende nuk e ka kryer vaksinën dhe që është kategori risku. Por mbi të gjitha edhe për të rritur mbulesën vaksinale tek të rinjtë. Ndaj edhe shtatori është sërish muaj i hapur për të vijuar vaksinimin +18 vjeç, për të vijuar vaksinimin sidomos me studentët të cilët do të jenë në auditore dhe që është shumë e nevojshme vaksinimi i tyre, në mënyrë që të ulim infektueshmërinë, por mbi të gjitha të ulim edhe problematikat e shëndetit që sjell virusi”, ka apeluar Manastirliu.

Previous Post

EMRAT/ Identifikohen dy viktima nga aksidenti me furgon në Qafë Muzinë

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Po shkon drejt 1000 numri i infektimeve të reja me covid. 3 vdekje

droni

droni

Next Post
VIDEO/ PD nxjerr videon e ambulancave. Qeveria pergjegjese, nuk mori masa

LAJMI I FUNDIT/ Po shkon drejt 1000 numri i infektimeve të reja me covid. 3 vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.