“Korrupsioni dhe procesi joserioze, KE nuk njeh çertifikatat e vaksinimit nga Shqipëria”, tha sot deputetja e zgjedhur e PD, Dr.Zheni Gjergji. Përdorimi i vaksinave të paçertifikuara nga EMA po penalizon lëvizjen e lirë të shqiptarëve, tha ajo.
Deklarata e Gjergjit:
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) nga 20 gushti do të pranojë çertifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa Shqipëria për shkak të procesit të vaksinimit jo serioz dhe korrupsionit të përhapur në sistemin e Shëndetësisë, si edhe hyrjes së virusit të rryfshetit për të bërë vaksinën e sigurt “Pfizer” – është jashtë vëmendjes.
Përdorimi i vaksinave të paçertifikuara nga EMA në popullatë, duke dalë jashtë rregullave të BE, po penalizon pranimin e çertifikatës së gjelbër (green pass) që lejon lëvizjen e lirë, në zonën Shenghen.
Shqiptarët meritojnë më shumë sesa një qasje të korruptuar të sistemit të shëndetësisë dhe vaksinimit. Shqiptarët meritojnë dinjitet dhe liri udhëtimi. a.b











