Një i ri 23 vjeç i dha fund jetës në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në Fush Krujë ndërsa i riu u gjet pa jetë nga të afërmit.
Krujë/Informacion paraprak:
Më datë 22.08.2021, rreth orës 05:35, nga familjarët e tij, është dërguar pa shenja jete në urgjencën e Fushë Krujës, shtetasi F. T., rreth 23 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.b











