Në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Adriatikut ” ,janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete , ku si pasojë kanë marrë dëmtime 3 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. a.b











