Tani edhe zyrtarisht, Arben Vitia do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur Feim Tahirsylaj, këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Na pret një fitore e madhe në Prishtinë. Mirë se vjen Arben Vitia – kryetari i ardhshëm i Kryeqytetit”, ka shkruar Tahirslyaj në Facebook.
Ka qenë vetëm edhe LVV-ja që deri më tani, së paku nga partitë e mëdha, që nuk e kishte zyrtarizuar kandidatin për kryetar të Prishtinës. LDK-ja po garon me Përparim Ramën, PDK-ja me Uran Ismailin, AAK-ja me Daut Haradinajn dhe AKR-ja me Selim Pacollin.
Zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor. /Zëri












