“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Këta janë fjalët e Nënë Terezës që u zgjodhën nga OKB për tu vendosur në një pullë postare nga ata emetuan me foton e Nënë Terezës.
Presidenti Meta e ka përshëndetur vendimin e OKB.
”E përshëndes vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar këtë porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza, në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë”, thuhet në një postim të Presidentit.












