Një i ri 30 vjeç u gjet pa jetë në shtëpinë e tij me plagë armë zjarri në trup.
Policia dyshon se ai ka qëlluar veten. Ngjarja ndodhi në fshatin Mërtish në Divjakë.
Divjakë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:30, në fshatin Mërtish, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi R. N., 30 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.












