Komentatori i njohur sportiv Kosta Grillo është në gjendje të rëndë nga covid bëjnë të ditur burime afër gazetarit.
Ndërkaq kolegë të tij kanë postuar në facebook lutje për shërimin e tij.

“Të lutemi të gjithë për shëndetin e mikut, kolegut dhe vëllait tonë KOSTA!
Të lutemi I Madhi Zot!
Forca Mbreto! Forca vlla!
COVID-19 prek gazetarin e njohur sportiv, Kosta GRILLO në gjendje të rëndë shëndetësore, niset urgjent drejt TURQISË”, shkruan gazetari sportiv Ervin Baku.
Prej ditësh Grillo po kurohej në Tiranë, ndërsa atij i është prekur rreth 60 përqind e mushkërisë. Sonte pritet të mbërrijë në spitalin “Memorial” në Stamboll ku do të marrë dhe trajtim më të specializuar. a.b











