Rreth orës 23:41, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi H. Ll., ka plagosur dyshohet se me armë zjarri në këmbë shtetasin I. S., rreth 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhen e rrethanave të ngjarjes. a.b












