Sekuestrohen një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitraloz, vihet në pranga poseduesi në fshatin Pobrat, Dimal.
Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. S., në ambientet e jashtme gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitroloz, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, njofton policia e Beratit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.a.b











