Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot bjë vjetorin e humbjes së nënës së tij, Anetës.
Ai ka postuar një foto nga varri i prindërve, për të cilët thotë se lutet për të qenë i denjë për dashurinë e tyre.
Aneta Rama ndërroi jetë vitin e kaluar në datën 1 Gusht, pas një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh. Rama ka pas marrëdhënie të ndërlikuara me prindërit, megjithëse me të ëmën ia doli të ndërtonte një raport të ri pasi u bë kryeministër dhe u martua sërish. r.p

”Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”, shkruan Rana.











