Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka arritur një rezultat fantastik, teksa është kualifikuar në finalet e 3000 m me pengesa Olimpiadën botërore të Tokios.
32-vjeçarja nga Dibra, shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon
direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.
Për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të Olimpiadës.r.s











