Në orët e para të mëngjesit, në një stan në malin “Skënderbeg” , territor i Bashkisë Burrel, dyshohet të jetë vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një i mitur 13- vjeçar.
Mënjëherë shërbimet e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











