Mediat italianeraportojnë se në Sulmona të Italisë policia arrestoi një shqiptar pasi theri gruan e tij me thikë.
Bëhet fjalë për shtetasin Hysen Aliko.
Gruaja 40-vjeçare ishte duke u kthyer për në shtëpi, kur burri e ndaloi në rrugë duke e qëlluar dy herë me thikë.
Të bërtiturat e gruas kanë alarmuar qytetarët, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy fëmijët e çiftit, të cilët tentuan të neutralizonin babain e tyre.
Gjatë tentativës për të shpëtuar nënën, mbeti i plagosur edhe djali.
Policia mori dëshmitë e banorëve për të rindërtuar skemën e ngjarjes. Po ashtu u sekuestruan edhe kamerat e sigurisë në zonë.
Prej një muaji burrë e grua ishin të divorcuar. r.k











