Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, gjatë Forumit Rajonal Ekonomik, firmosën 3 memorandume për të ardhmen e vendeve, të nënshkruara nga Rama, Vuçiç e Zaev. Serbia do të përfitojë më së shumti nga këto marrëveshje për shkak të epërsisë ekonomike ndaj dy vendeve të tjera. Ndërkohë duhet konsideuar edhe investime të gatshme ruse dhe kineze qe mund të penetrojnë në rajon si investime serbe.
“Marrëveshja e parë për bashkëpunimin, mbrojtjen, katastrofat, që përqendrohet në tre vendet, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
I dyti memorandumi për të lehtësuar eksport-importin, mbështetur në gatishmërinë politike të të treja vendeve, për të eliminuar barrierat, për të kontribuar në ecurinë ekonomike dhe për të rritur vëllimin e tregtisë së ndërsjellët.
Memorandumi i tretë ka të bëjë për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe lehtësuar procedurat për leje të përkohshme të qëndrimit”, thuhej në marrëveshjen mes tre vendeve.












