Një vëlla mbeti i vrarë, 2 vëllezër të plagosur sëbashku me babain pas një prite me armë zjarri nga dy kushërinjtë e tyre, vëllezër me njëri tjetrin.
Ngjarja ndodhi sot në mengjes rreth orës 6.30 në fshatin Garunjas të Lushnjës dhe konflikti nisi për arsye pronësie.
Viktime mbeti Romeo Hasalla, 30 vjeç ndërsa u plagosën Shaip, Emiljano dhe Laert Hasalla.
Në kërkim janë Afrim dhe Kastriot Hasalla, vëllezër.
Lushnjë, Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.












