Shqipëria prej tre ditësh po përjeton të nxehtin afrikan i cili përveç temperaturave të larta ka sjellë dhe grimca pluhuri e rëre në lartësi.
Temperaturat të enjten parashikohen të regjsitrojnë vlera 19 deri 37°C në zonat malore, 22 deri 42°C në zonat e ulëta dhe 25 deri 39°C në bregdet, sipas harbimit meteorologjik ushtarak.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe shoqërohet nga valëzim i ulët në dete.
Sakaq, sipas meteorologëve, valët e të nxehtit janë të pranueshme gjatë stinës së verës në gadishullin e Ballkanit.
“Temperatura të tilla janë shënuar edhe gjatë viteve të shkuara duke na sjellë në vemendje që ndodhemi gjeografikisht më pranë ekuatorit sesa rrethit arktik”. a.b











