Pesë njerëz enigmatikë mblidhen çdo të shtunë dhe shtjellojnë idetë e mbrujtura përgjatë javës. Janë subjekte që rrëfehen nga njerëz inteligjentë, porqë mund të ndërrojnë rrugë nga ndërhyrjet e tjetrit. Dhe më e çuditshmja: këta ‘shkrimtarë të shkrimtarëve’ nuk kanë asnjë ambicie letrare, asnjë tundim për të botuar, madje ata i kanë raftet e bibliotekave të tyre bosh. Asnjë libër, asnjë imazh i vetëm libri. ‘Thotë presidenti i klubit Zes, ‘Librat janë korruptimi i ideve të pastra: e dobishme ështe vetëm imagjinata’.
Jashtë dritareve po ndodh një prej tmerreve më të mëdha në histori, terrori bolshevik, por këta imagjinarë epokash e kaptojnë kohën…
Romani ‘Klubi i vrasësve të shkronjave’ është një tjetër kryevepër e shkrimtarit Sigizmund Krzhizhanovski, pas përmbledhjes me tregime dhe novela ‘Kujtimet e së ardhmes’
KLUBI I VRASËSVE TË SHKRONJAVE- roman
Parathënia nga Caryl Emerson
176 faqe; 1000 L
Përkthyes Sokrat Gjerasi
Nga neser pasdite në libraritë kryesore të Tiranës











