Kreu i PD, Lulzim Basha u pyet sot në lidhje me çështjen “Berisha”.
Pyetje: Ju kërkuat që Tom Doshi të mos kandidojë për zgjedhjet. A do të aplikohet i njëjti standard për Sali Berishën që u shpall “non grata”?
Basha: Jemi krenar për ligjin e dekriminalizimit. Ne nuk harrojmë që megjithëse nuk i kishim numrat në Parlament detyruam mazhorancën në 2014 dhe 2015 të pranonte plagën e rëndë të kriminalizimit, përmes futjes së personave me rekorde kriminale si deputetë, kryetar bashkish. Kriminalizimi i politikës është një vepër e mirëmenduar e kreut të kësaj partie.
Pyetje: Nëse SHBA-të…
Basha: Nuk do komentoj asnjë çështje që del këtij raporti dhe do të mbetem i hapur për çdo koment tjetër në çdo takim tjetër. Besoj që me të drejt, që çdo shmangie e vëmendjes publike nga raporti nuk i shërben interesit publik. Kurrë nuk keni qenë përballë meje me censurën në mes dhe kurrë nuk do të jeni a.b











