• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Kriza, Lu: Ende shpresë për zgjidhje

admin by admin
27 April, 2017
in Politika
0
INTERVISTA/ Kriza, Lu: Ende shpresë për zgjidhje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu është i mendimit se ka ende vende për një zgjidhje të krizës politike, e cila prej më shumë se dy muajsh sheh opozitën në protestë për të kërkuar një qeveri teknike, duke refuzuar të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhje. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Lu shpjegon se, të gjithë po punojnë që ajo të përfshihet në proces, por, siç vë në dukje ai, zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës

Zoti ambasador! Së pari, ju falënderoj për këtë mundësi. Shqipëria prej disa javësh po përjeton një krizë të gjatë politike. Para dy ditësh këtu në Tiranë ishin dy euro-deputetë, të cilët u përpoqën të ndërmjetësonin një zgjidhje mes palëve, por dështuan. Sipas jush, cilat janë pasojat e kësaj situate të krijuar tani?
Së pari Armand, faleminderit që më ftuat sërish në Zërin e Amerikës. Unë nuk do të flas për të gjitha pasojat, por dua të them se disa politikanë shqiptarë, duan që ne të mendojmë, se ne jemi pranë dhunës apo kaosit. Atyre unë do t’u përgjigjesha, siç thoni ju në gjuhën Shqipëri, ‘mos i shiko gunën por shikoji punën’. Dhe qeveria e SHBA është shumë e lumtur që deri tani, qeveria dhe opozita kanë bërë hapa të qartë për të shmangur dhunën. Protestat kanë qenë paqësore. Nëse retorika ndonjëherë nuk ka qenë e tillë, të dyja palët kanë bërë thirrje për dialog, të dyja palët kanë thënë se nuk duan dhunë. Tani është në dorën e të gjithëve ne që të sigurohemi se këta politikanë do t’i mbajnë premtimet e tyre.

Zoti ambasador, ju nesër, së bashku me ambasadoren Vlahutin dhe
me ambasadorin e OSBE-së Borchardt, keni lënë një takim me partitë e vogla parlamentare. A mendoni se ka ende hapësira për zgjidhje, sepse duket se ato janë ngushtuar gjithnjë e më tepër?
Padyshim që ka vend për zgjidhje. Është e vërtetë që dy ditë më parë, negociatat nuk prodhuan ende një zgjidhje përfundimtare. Por do thosha se negociatat shpesh nuk janë një diskutim një ditor. Negociatat shpesh janë një proces, ndonjëherë një proces i gjatë. Z. McAllister dhe Z. Fleckenstein punuan fort për të gjetur një zgjidhje. Të dyja palët ishin të gatshme për t’u ulur dhe për të diskutuar çështjet. Kjo duhet të vazhdojë. Dhe unë kam besim të plotë se ka njerëz të zgjuar në Shqipëri që punojnë çdo ditë vazhdimisht për të gjetur një zgjidhje.

Zoti ambasador! A do të ishit i shqetësuar ju nga një skenar i zgjedhjeve pa opozitën?
Jemi të qartë në besimin tonë se zgjedhjet do të jenë më të mira nëse kanë pjesëmarrjen e të gjitha partive politike. Nuk kemi hequr dorë nga ky synim. Po ashtu, është e vërtetë që zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Por, të jemi të qartë, të gjithë duhet të biem dakord se me pjesëmarrjen e opozitës këto zgjedhje do ishin më të mira. Ne po punojmë çdo ditë për të arritur në këtë përfundim.

Previous Post

LSI mbledh firmat për Ilir Metën President

Next Post

Papunësia nxit të rinjtë shqiptarë të emigrojnë në Greqi

admin

admin

Next Post
Papunësia nxit të rinjtë shqiptarë të emigrojnë në Greqi

Papunësia nxit të rinjtë shqiptarë të emigrojnë në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.