Një fëmijë 10 vjeçar ia doli të vjedhë këtë mbrëmje një sasi parash në një dyqan buke. I mituri mori paratë ndërsa po shërbehej nga shitësja.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë prej 28 mij lekësh të vjetra dhe është larguar.
Sherbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












