Një ngjarje shumë e rëndë vjen nga fshati Mbyet, në Fieri. Një 12-vjeçare ka denoncuar në polici se bashkëjetuesi i nënës së saj Ilmi Hoxhaj, 52 vjeç ka abuzuar seksualisht me të.
Sipas kallëzimit të bërë nga vajza E. Yzeiraj, 52-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të që në moshën 6-vjeçare. Këtë fakt e ka ditur edhe nëna e saj, 40-vjeçarja Selvi Yzeiraj, por ka heshtur.
Policia thotë se të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar edhe kanabis. 21 bimë kanabis iu gjetën të mbjella në oborrin e banesës. Gjithashtu në banesë iu gjetën dhe iu sekuestrua një sasi prej 41.5 kg kanabis.











