Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Librazhd. Për pasojë, një grua ka humbur jetën.
Mësohet se 38-vjeçarja Miranda Bajraktari është përplasur nga një autobus, në momentin që po dilte nga automjeti i bashkëshortit të saj. Ajo po udhëtonte me një automjet tip “Benz”, me targa AA 203 CA.
Gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e autobusit, 40-vjeçarin R. S.












