Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Enver Merkaj, 57 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë kërcënuar njerkën e tij, shtetasen L. M., 56 vjeçe
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.












