• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tenderat e Ministrisë së Brendshme u denoncuan nga PD: Lleshaj dhe Ndreca, paditën për shpifje, sot justifikohen se “nuk dinin gjë”!

droni by droni
15 July, 2021
in Kryesore, Politika
0
Tenderat e Ministrisë së Brendshme u denoncuan nga PD: Lleshaj dhe Ndreca, paditën për shpifje, sot justifikohen se “nuk dinin gjë”!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Abuzimi me tenderat e Ministrisë së Brendshme u denoncuan nga PD kohë më parë ndërkohë që fill pas padis së PD, ministri Sandër Lleshaj dhe sekretari i përgjithshëm, Ndreca, paditën për shpifje, sot justifikohen se “nuk dinin gjë”, tha ndër të tjera sekretari ligjor i PD, Clirim Gjata.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NGA GJYKATA PENALE ÇLIRIM GJATA:

Çlirim Gjata: Ndodhem në Gjykatën Penale, sepse jam paditur për shpifje nga Plarent Ndreca, një emër goxha i lakuar këto ditë, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Ne paditemi për shpifje ku deklarojmë korrupsionin e këtyre zyrtarëve. Dhe më pas kur SPAK dhe Prokuroria bën transparente çfarë ka ndodhur, çfarë korrupsioni kanë kryer këta, atëherë thonë “Ne nuk dinim gjë”. Po si dreqin na paditët ne për shpifje kur ju nuk paskeni ditur gjë?!

Çështja në fjalë është një çështje e vjetër, një deklarim që unë kam bërë në një emision televiziv për shkak të një abuzimi të madh me fondin, unë e kam quajtur vjedhje gati 800 mijë euro me Parkun Olimpik, të cilin KLSH e ka çuar vetë në Prokurori z. Ndreca dhe shumë media madje e kanë deklaruar këtë gjë; njëra madje e ka quajtur edhe bandë. Tani kanë kaluar vite nga kjo. Pavarësisht se ndodhemi në gjyq për shpifje, këtë gjë do ta vendosë gjykata. Por problemi është se me çfarë po ndodh sot. Të njëjtën gjë kemi edhe nga ish ministri i Brendshëm z. Lleshaj.

Në vitin 2019, kur ndodhi tenderi i famshëm i uniformave të policisë, PD deklaronte se është diçka absurde sepse nuk paditet deklaruesi sepse ai përfaqëson deklaratat e PD.

Tani abuzimet dhe korrupsionin me këtë tender z.Lleshi del dhe thotë “Unë nuk dija gjë”. Po si dreqin e bërë padinë për shpifje për këtë tender dhe sot nuk paske ditur gjë. Por të paktën nuk u interesove se çfarë ka ndodhur? Se po të ishe interesuar, do të pezulloje pasojat e këtij abuzimi.

Të gjithë jemi koshientë dhe nuk ka qytetar në këtë republikë dhe jashtë saj, që njeh sadopak këtë vend që quhet Shqipëri, që nuk e di se “këtu nuk lëviz as fija e barit” dhe “as një peshk në det” pa lejen e shefave të mëdhenj.

Si dreqin ai tender i uniformave të policisë, gjithë ai tender nuk di gjë as Sekretari i Përgjithshëm, nuk di as Ministri i Brendshëm, nuk di gjë as Kryeministri.

Këto nuk i beson njeri.

Ne këto i kemi denoncuar me kohë, siç kemi denoncuar çështjen e inceneratorëve, çështjen e Teatrit dhe kush e di sesa kallëzime të tjera të cilat po dalin një e nga një.

Tani problemi ka kaluar përtej saj, nga zyrtarët dhe shefat e tyre politikë deri tek kryeministri ekstremisht të korruptuar dhe abuzivë me paratë publike. Tani ne po i kërkojmë Prokurorisë, që është krijuar sipas reformës në drejtësi dhe që quhet SPAK, e cila duhet të shikojë me seriozisht dhe të hyjë me thellë që është krijuar sipas reformës në drejtësi dhe që quhet SPAK. E cila duhet të shikojë më seriozisht dhe duhet të hyjë më thellë dhe shpresojmë që të hyjë më thellë, brenda Unazës së Tiranës, në institucionet më të rëndësishme administrative dhe politike që veprojnë në Tiranë.

Qëndrimi i thjeshtë i një kryetari bashkie për një kanal, apo disa prokurorë, apo të një zyrtareje së fundmi, ish-zv/ministre e cila është korruptuar, ka abuzuar në lidhje me emërimet në detyrë, sa i takon çështjeve që i keni parë edhe ju, 2 mijë euro, një arkë me peshk, një celular. SPAK-u për të gjithë këtë që u bë në drejtësi, nuk mund të justifikohet dhe të kapë një “peshk” i cili qenka korruptuar me peshk. Ne i inkurajojmë dhe nuk nuk jemi kundër tyre, na kuptoni drejt, ne duam të shkohet përtej kësaj. Ne duam të shkojmë tek ata që vetë faktori ndërkombëtar i ka quajtur “peshqit e mëdhenj”.

Nuk mund të rrish në nivelin e një kryetari bashkie apo zv/ministre që merrka 2 mijë euro dhe të thuash që kaq ka qenë korrupsioni në Shqipëri. Një tender uniformash, ku Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm nuk dinë gjë, një kanal dhe një marrje në punë në kushte korruptive duke marrë rryshfet për emërimet abuzive në detyrë.

Korrupsioni në Shqipëri është jashtëzakonisht më i thellë se kaq. Unë po ju jap vetëm disa shembuj. SPAK-u kërkund nuk është në misionin e tij, po qëndroi në këto nivele. Edhe një herë e inkurajojmë dhe e përkrahim SPAK-un për çfarë ka bërë deri tani. Por po nuk eci më tekj, asgjë nuk ka bërë. Sepse misioni i tij është shumë më i madh. Ai duhet të merret me inceneratorët që vazhdojnë marin para nga buxheti i shtetit pa bërë asgjë, që janë bërë shumë kallëzime. Është bërë megakorrupsion, megaafera më e rëndë që është bërë nga kryeministri Edi Rama i pari, që është koka e qelbur e peshkut korruptiv shqiptar dhe vazhdon pastaj me ministra, kryetarë bashkishë, Tiranë, Durrës, një rradhë nënpunësish që kanë firmosur dhe kanë marrë pjesë.

Nuk e lejon as e drejta dhe as procedurale penale justifikimin që “Nuk dinim gjë”, sekretari i përgjithshëm me ministrin përkatës, apo kryeministrin, “ne nuk dinim gjë”.

Nuk mund të vish përpara SPAK, nuk e kam për këta që vijnë përpara SPAK-ut, dhe ngrenë duart. Jo nuk është kështu. Nuk mund ta pranojë SPAK-u të vijnë të ngrenë duart, “ e shikon, kemi firma ne? S’kemi firma ne”. Jo nuk është krijuar për këtë SPAK-u. Ka metoda dhe forma për të zbuluar korrupsionin. E fundit ishte tek tenderi i uniformave të policisë. Sekretari i Përgjithshëm dhe Ministri nuk ditkan gjë. Po përse kanë ngritur padi për shpifje sidomos Ministri kundër Partisë Demokratike para dy vjetësh për këtë tender dhe sot “S’di gjë”? nëntë nënpunës u korruptokan për miliona euro dhe këta nuk dinë gjë? Kjo është e pabesueshme dhe nuk e pranon njeri. Këto duhet të hetojë SPAK-u ndryshe është jashtë misionit të vetë. Ne primare kemi luftën kundër korrupsionit. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk bëhet tjetër. r.p

Previous Post

VIDEO/ Ish zv/ministrja Voda paraqitet në gjykatë për masën e sigurisë

Next Post

Plazhi i Tales, humb jetën një turist nga Kosova

droni

droni

Next Post
Pushuesi nga Kosova, humb jetën në plazhin e Tales

Plazhi i Tales, humb jetën një turist nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.